4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Me një mbushje bëjnë rrugë 400 km: Ja 6 veturat elektrike që dalin në 2020’ën

Rekomandime

Viti 2020 sjell shumë risi si në botën teknologjike, ashtu edhe në atë automobilistike. Kjo pasi që shumë vetura elektrike pritet të dalin në treg këtë vit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Shumica e këtyre veturave elektrike do të bëhen nga prodhues luksozë të veturave e që kushtojnë mbi 50 mijë dollarë.

Mirëpo ka disa prodhues të këtyre veturave që me një çmim të arsyeshëm do të bëjnë që me një mbushje, vetura të bëjë rrugë deri në 400 kilometra.

Duke parë që viti 2019 ka qenë vit i veturave elektrike, edhe 2020 pritet që të jetë viti i tyre, madje me një prodhim më shumë të tyre.

- Advertisement -

Më poshtë Metro ka listuar gjashtë veturat elektrike që pritet të dalin në vitin që po vjen dhe që kanë kosto të ulët.

BMW iX3

- Advertisement -


Si gjithë modelet që pritet të vijnë në vitin 2020 si vetura elektrike, ashtu edhe iX3 pritet të vijë i gjithi elektrik, mirëpo është model që tashmë ekziston. Ky SUV do të duket si standardi aktual X3, mirëpo që ky ka një motor elektrik me katër motorë dhe normalisht të gjitha këto janë të vendosura në katër rrota, transmeton Gazeta Metro. BMW ka bërë të ditur se kjo veturë do të ketë mbi 400 PS apo kuaj fuqi dhe se me një mbushje, vetura pritet të përshkruaj rrugë 350 km. Bateria e saj ka kapacitet prej 75.0 kWh dhe mbushet për 8 orë. Çmimi i saj fillestar pritet të jetë 70 mijë euro në Europë.
Honda e

‘Honda e’, është dizajnuar për trafik urban, në dizajn elektrik dhe që duket fantastik. Kjo veturë ka një kapacitet të baterisë prej 35.5 kWh dhe rruga që e përshkon me këtë bateri është mbi 200 kilometra me një mbushje. Çmimi i saj fillestar nis nga 30 mijë euro.

Mini Electric


Bazuar në modelet ekzistuese, ‘Mini Cooper’, sjell në mars të 2020 në rrugë, veturën e saj të parë elektrike, transmeton Gazeta Metro. Me çmimin fillestar prej 28 mijë euro dhe një kapacitet të baterisë 32.6 kWh, duke përshkuar rrugë mbi 230 kilometra me një mbushje, Mini, pritet që të bëjë shitje të mëdha të këtij modeli. Çmimi fillestar pritet të nis nga 35 mijë euro.

Volkswagen e-Up


Volkswagen në vitin 2020 pritet që të sjellë modelin e veturës e-Up, veturë kjo që ka një pamje fantastike. Bateria e saj ka kapacitet prej 40 kWh dhe me një mbushje përshkon rrugë mbi deri në 260 kilometra. Çmimi fillestar është 21 mijë euro.

Skoda Citigoe iV

Kjo veturë ka një model dhe dizajn të veçantë, ku është një prerje në mes të Volkswagen dhe Seat, transmeton Gazeta Metro. Vetura ka peshë të lehtë. Kapaciteti i baterisë është 36.8 kWh, duke bërë që me një mbushje të kalojë rrugë prej 265 kilometra. Kjo veturë ka çmim fillestar prej 20 mijë euro.

Peugeot e-208

Peugeot e sjell këtë model të gjithin elektronik, i cili është i dizajnuar për mrekulli. Kjo veturë ka kapacitet të baterisë 50 kWh dhe me këtë kapacitet vetura përshkon rrugë deri në 340 kilometra. Në Europë çmimi i saj nis nga 26 mijë euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit