2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sikur në Kosovë, shërbimi sekret turk zbarkon në Shqipëri për ta rrëmbyer gylenistin

Rekomandime

Njëjtë sikurse në Kosovë, Shërbimi Informativ Kombëtar Turk (MIT) është përfshirë në procesin e deportimit të një ‘gylenisti’ nga Shqipëria.

Harun Çelik 45 vjeçar pasi kishte përfunduar dënimin me burg prej 5 muajsh pasi ishte futur ilegalisht në Shqipëri, është liruar dhe me urgjencë është deportuar për në Turqi përmes aeroportit të Rinasit.

- Advertisement -

Siç shkruan mediumi i afërt me Erdoganin ‘Anadoly Agency’ “Harun Çelik, është dërguar në Turqi nga Shqipëria përmes një operacioni të Shërbimit Informativ Kombëtar Turk (MIT)”.

Ndërkohë ky medium i afërt me Erdoganin pretendojnë se posedojnë edhe disa videoincizime se si dikush në Aeroportin e Rinasit kishte tentuar t’i mësonte një taktiktë Çelikut duke i thënë ‘alivanosu’.

“Harun, alivanosu, alivanosu. Bëj sikur alivanosesh”, pretendohet që dikush nga shokët t’i ketë thënë kështu Harun Çelikut kur kishin mbërritur në aeroport.

- Advertisement -

Inteligjenca turke ishte përfshirë edhe në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq edhe nga Kosova gjatë fillimit të 2018-ës.

Në një skandal të tillë ishin përfshirë autoritetet e sigurisë së Kosovës. Pas këtij skandali ishte shkarkuar kreu i Inteligjencës kosovare, Driton Gashi, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

- Advertisement -

Ndërkohë ishte themeluar një Komision Hetimor në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku ishte ftuar për intervistim edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit