Një pjesë e madhe e zyrtarëve të policisë, festat e fundvitit i kaloi në detyrë, në mbrojtje të rendit dhe ligjit. Ndërsa varësisht prej përgjegjësive, disa prej tyre e patën më lehtë.”
Ata festuan edhe nga zyra, madje në ahengun e tyre nuk munguan as pijet alkoolike.
Në foton të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali shihet sesi disa zyrtarë të lartë të këtij institucioni të sigurisë, janë mbledhur bashkë në një zyre të policisë, ku në tryezë, përveç gjërave të tjera ushqimore, shihet edhe vera e kuqe.
Në këtë ambient shihet në prapavijë flamuri i policisë ndërsa në tavolinë shishja e hapur e venës dhe gotat e mbushura.
Në foton të cilën e ka dërguar një sinjalizues në adresë të redaksisë, shihen nënkolonel, Bashkim Spahiu, kapitene Laura Ahmeti dhe zyrtarë të tjerë nga shtylla e Hetimeve në Drejtorinë e Përgjithshme, Krim teknika.
Fotoja duket se është shkrepur në Prishtinë. Ajo fillimisht ishte postuar në facebook nga njëri prej të pranishmëve në këtë aheng ndërsa më pas është fshirë nga rrjeti social.