-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Pacolli kërkon nga qytetarët e Kosovës që t’i shmangen udhëtimet drejt Iranit dhe Irakut

Rekomandime

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që t’i shmangen udhëtimit drejt Iranit.

- Advertisement -

Pacolli kërkesën për qytetarët e ka bërë pas tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme.“Në dritën e tensioneve të ngritura në Lindjen e Mesme, i këshillojmë njerëzit të mos udhëtojnë në Irak dhe Iran, me përjashtim të rajonit të Kurdistanit.

Ne duhet ta ruajmë këtë vigjilencë derisa kjo situatë të qetësohet në këtë rajon. Misioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme është që t’i mbajë të sigurtë qytetarët e Kosovës jashtë vendit”- ka shkruar Pacolli në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit