Në vendin tonë është përhapur Virusi A i gripit, prandaj Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një thirrjeje në faqen zyrtare Facebook ka bërë apel tek qytetarët që të vaksinohen, veçmas ata që janë të ndjeshëm, duke përfshirë të moshuarit.
Ky është apeli:
Qytetarë të nderuar!
Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.
Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër!