3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Zyrtarët irakianë demantojnë Iranin për 80 viktimat: Asnjë ushtarë amerikanë e as irakianë s’është vrarë

Rekomandime

Zyrtarë të lartë irakianë të mbrojtjes që punojnë bashkë me amerikanët në bazën ushtarake ku sulmoi Irani kanë demantuar mediat iraniane që kanë thënë se nga sulmet me raketa ballistike janë vrarë rreth 80 persona.

Amerikanët megjithatë ende s’kanë folur nëse ka pasur ndonjë viktimë, por presidenti i SHBA’së Trump mbrëmë ka shtyrë adresimin para Kombit Amerikan duke thënë se një paraqitje të tillë do ta bëjë sot.

- Advertisement -

Britania e Madhe, Suedia, Australia dhe Danimarka të cilët kanë trupa të stacionuara atje kanë thënë se asnjë ushtar i tyre nuk është vrarë.

Televizioni shtetëror iranian pretendon se të paktën 80 njerëz janë vrarë në sulmin ndaj objektivave amerikane.

Sipas të njëjtave raportime, thuhet se 22 raketa janë hedhur në dy baza amerikane por katër prej tyre nuk kanë shpërthyer Nuk kishte ushtarë irakenë të vrarë e as të plagosur nga ky sulm.

- Advertisement -

Po ashtu, Norvegjia dhe Danimarka, thanë se asnjë person nga personeli i tyre nuk është lënduar në këtë sulm.

Sulmi është konfirmuar edhe nga zyrtarë amerikanë, mirëpo asnjë nga ta nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për persona të plagosur ose të vrarë.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha që Trump ishte informuar pas sulmit dhe se situata u monitorua nga afër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit