4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ky 9-vjeçar po çudit botën, sfidon hapur presidentin amerikan Donald Trump

Rekomandime

Presidenti Donald Trump është një adhurues i ushqimit të shpejtë dhe mishit të përpunuar dhe me gjasë që është një nga njerëzit e fundit në planet që do të provonte në dietë vegane që eliminon produktet shtazore si mishi, qumështi dhe vezët.

Por, një aktivist 9-vjeçar i njohur si Evan Vegan shpreson të bëjë pikërisht këtë gjë: të sfidojë hapur Donald Trump për 30 ditë, si pjesë e fushatës me sloganin: “Bëjeni Amerikën të shëndetshme përsëri”!


Nëse Trump pranon dhe plotëson sfidën, një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Million Dollar Vegan” do të dhurojë një milion dollarë për një bamirësi që do e zgjedh vetë Trump. Këto para, sipas një zëdhënësi vijnë nga donacione private, individë dhe grupe të tjera aktivistësh.

- Advertisement -

Deri më tani, Trump nuk i është përgjigjur sfidës, por ka kohë deri më 31 dhjetor për ta bërë këtë, sipas organizatës.

Historia e Evan Vegan djaloshit që u bë vegan në moshën 5 vjeç

I lindur në Melbourne në Florida, Evani nuk ka qenë gjithmonë vegan! Ai i tha “Insider” se vendosi që të bënte ndryshimin rrënjësor në mënyrën e ushqyerjes pikërisht në një mëgjes të zakonshëm rrugës për në kopësht, kur shoqërohej nga nëna e tij, tashmë një vegjetariane. Megjithëse nëna e Evan e paralajmëroi atë se të qenit vegan do të nënkuptojë kufizimin e ushqimeve që fëmijët zakonisht i duan, si pica dhe hot dog, vendosmërinë e tij ai e mbajti deri në fund.

“Unë i thashë mamit:” Nëse kafshët lëndohen dhe unë nuk kam nevojë për atë ushqim, unë zgjedh të mos e ha”, tha ai.

- Advertisement -

Që atëherë, Evani po inkurajon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, edhe përmes videos në kanalin e tij në YouTube. Ai gjithashtu udhëton në vende të ndryshme me familjen e tij për të promovuar një dietë vegane.

Kohët e fundit Evan njoftoi sfidën e tij për presidentin në reklama në New York Times dhe gjetkë, si dhe përmes një fushate të fuqishme në internet. Ai shpreson që mesazhi i tij për Trump të stimulojë mendime për përfitimet e të qenit vegan, dhe të inkurajojë më shumë njerëz që ta provojnë atë vetë. “Unë mendoj se veganizmi është një dhuratë dhe është e shkëlqyeshme t’ia jepni atë njerëzve, në mënyrë që ata të mund të jenë më të shëndetshëm dhe të ndjehen më mirë, të mos dëmtojnë kafshët dhe të mos shkatërrojnë planetin”, u shpreh vogëlushi që po çudit botën me sfidën e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit