2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Gjinovci komenton reagimin e Agim Veliut: Nuk besoj që ai e di kuptimin e frazës “pushtet absolut”

Rekomandime

Opinionisti, Rron Gjinovci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk e di nëse nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, e kupton frazën “pushtet absolut”.

- Advertisement -

Agim Veliu e publikoi një reagim ndaj ofertës së VV’së duke e quajtur atë nënçmuese për LDK’në dhe shkëputje nga e kaluara euroatlantike dhe europiane e saj.

“E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë Gjinovci duke komentuar në studio shkrimin e tij ka thënë se nuk e di nëse Veliu e kupton frazën që e ka shkruar.

- Advertisement -

“Cka ka dashur të thotë me shkëputje nga e kaluara euroatlantike. Mendoj që Veliu nuk e di kuptimin e frazës “pushtet absolut”, ka thënë Gjinovci.

“Pushtet absolut nuk është 6 me 5 ministri për LDK’në apo as 6 me 4. Pushtet absolut është kur VV’ja kontrollon gjitha ministritë dhe institucionet”

- Advertisement -

“Nuk po mund ta kuptoj se si një kryetar i komunës ka një pushtet kaq të madh dhe përgjegjësi në jetën e qytetarëve të Kosovës. Mos me e ditë se cka po shkruan është e papranueshme”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit