“Ndërhyrje do të ketë edhe kësaj radhe, por jo për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK, për shkak se tashmë ka “vdekur” koalicioni Vetëvendosje-LDK, dhe për arsye se nuk ka interesim të ndërkombëtarëve për një marrëveshje të tillë. Sikur të kishte pasur vullnet të ndërkombëtarëve për një qeveri të fuqishme vendore, që moti do të kishte ndodhë ndryshimi në vendin tonë. Problemi është se ndërkombëtarëve më shumë ju intereson stabiliteti politik sesa progresi në Kosovë”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.
Pas kërkesës së fundit të ambasadorit amerikan, Philip Kosnet që dy partitë politike Vetëvendosje dhe LDK t’i tejkalojnë dallimet, dhe pa vonesë ta formojnë qeverinë e re për ta zhbllokuar ngërçin politik, analistët dhe njohësi e zhvillimeve politike besojnë se krizës politike dhe institucionale në të cilën është futur vendi, më në fund po i afrohet fundi.
Këtë optimizëm, ndonëse mjaft të matur e shpreh për “Kosova Sot Online” analisti politik, Florim Zeqa.
Sipas tij, është bërë një praktikë jo e mirë e krerëve të politikës kosovare të cilët vazhdimisht presin “lutje” ndërkombëtare për të kryer punë të mëdha, ngase vetë janë jo serioz dhe nuk po tregohen bashkëpunues e të sinqertë në zgjidhjen e problemeve për vendin.
Zeqa beson që nëse nuk arrihet koalicioni LVV-LDK, koalicion që sipas tij, po shihet se ka rënë në pikën e vdekur, atëherë nën trysnin ndërkombëtare do të ndodhë varianti tjetër, koalicion mes LDK-së dhe ish partnerëve të PAN-it, vetëm e vetëm që të mos shkohet në zgjedhje të reja.
“Paradoksalisht në Kosovën e pas luftës të gjitha qeveritë janë formuar me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, e siç po duket do të përsëritet skenari si në të kaluarën, ku pothuajse çdo herë është dashur ndërhyrja e ndërkombëtarëve për formimin e institucioneve. Ndërhyrje do të ketë edhe kësaj radhe, por jo për arritjen e marrëveshjes LVV-LDK, për shkak se tashmë ka “vdekur” koalicioni Vetëvendosje-LDK, dhe për arsye se nuk ka interesim të ndërkombëtarëve për një marrëveshje të tillë. Sikur të kishte pasur vullnet të ndërkombëtarëve për një qeveri të fuqishme vendore, që moti do të kishte ndodhë ndryshimi në vendin tonë. Problemi është se ndërkombëtarëve më shumë ju intereson stabiliteti politik sesa progresi në Kosovë. Sikur të ishte ndryshe që moti do të ishim shkëputur nga këto situata paradoksale të ngërçeve politike dhe prapaskenave të turpshme pas zgjedhore. Vizita e e fundit e ambasadorit amerikan Philip Kosnet dhe ish ambasadorit të OSBE-së, Villiam Valker në selinë e LDK-së, më tepër ishte vizitë për ta testuar qëndrimin e LDK-së për variantet e reja të formimit të qeverisë sesa presion për arritjen e marrëveshjes me VV-në”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.
Më tej, Zeqa thotë se sikur të kishte vullnet për arritjen e marrëveshjes politike mes këtyre dy subjekteve, diplomatët amerikanë ditën e hënë do të shkonin edhe në selinë e LVV-së, ose të paktën do të dilnin me një kërkesë të qartë për media siç kishte dalë ish ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson në kohën e VLAN-it, kërkesë të cilës Isa Mustafa nuk mundi t’i rezistoj as për pak minuta, e lërë më ta mos përfillë ndërhyrjen e saj.
“Asokohe kishte mjaftuar deklarata e ashpër e ish ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson “mos e dh… punën”, që Isa Mustafa të dali i pari në “jashtëqitje” nga VLAN-i për t’iu bashkangjitur PDK-së. Siç duket, kësaj radhe lideri i LDK-së nuk e priti ndërhyrjen nga jashtë! Edhe sikur nesër të ndodhë marrëveshja për formimin e qeverisë së re, me stërgjatën e panevojshme të procesit, LDK-ja e ka dëmtuar imazhin dhe humbur besimin e qytetarëve për shkak të mospërfilljes së vullnetit të elektoratit të saj për koalicionin qeverisës me LVV-në dhe humbjes së rastit historik për ndryshimin e kursit qeverisës në vendin tonë”, deklaron Zeqa për “Kosova Sot Online”.