7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Qeveria në largim hap tender për rrugë në vlerë prej 110 milionë eurosh

Rekomandime

Qeveria në largim e Kosovës po vazhdon të marr vendime të mëdha për shpenzimin e buxhetit.

Nuk figuronte në planin buxhetor për vitin 2019-të të ministrisë së Infrastrukturës, ndërkohe buxheti për vitin 2020-të akoma nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Por, ministria e cila udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së ka hapur ofertë publike në vlerë prej 110 milionë euro me titull “Ndërtimi i Autoudhës A7.1 Kryqëzimi në disnivel A6 A7.1(Banullë)-Dheu i Bardhë, pjesa Udhëkryqi Bresallc-Dheu i Bardhë. Nga Stac. 26+875.00-Stac. 51+752.00”.

- Advertisement -

Në ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nuk kanë dashur të japin asnjë sqarim lidhur më këtë tender të hapur me 14 janar.

- Advertisement -

Megjithëkëtë, tashme është duke u ndërtuar një autoudhë e njohur si “Autostrada e Gjilanit”, e cila e ka pasur titullin e njëjtë të tenderit “Ndërtimin e Autostradës A7.1 – Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1 (Banullë) deri te Dheu i Bardhë (kufiri me Serbinë)”.

Lajmi.net ka mësuar se bëhet fjalë për vazhdim të punimeve, ani pse punët e lidhura nga kontratat paraprake janë në fazën thuajse fillestare, të cilat patën nisur në vitin 2018.

- Advertisement -

Specifikimet teknike janë përgatitë për pjesën e Auto udhës A7.1 e cila fillon në Kryqëzimin në Disnivel në Udhëkryqin me rrugën Nacionale N25.2 (Në Bresalc) dhe përfundon në kufirin me Serbinë .

Kjo pjesë e autoudhës A7.1, e cila do të tenderohet, është ndarë në 4 (katër) lot-e.

LOT 1 – Km.26+875.00 – Km.33+927.00, L=7.052 Km. Çmimi i paraparë 34,050,950.00 euro.

LOT 2- Km.33+927.00 – Km.39+075.00, L= 5.148 Km. Çmimi i paraparë 21,618,550.00 euro.

LOT 3 – Km.39+075.00 – Km.45+485.00 , L=6.410 Km. Çmimi i paraparë 28,551,150.00 euro.

LOT 4 – Km.45+485.00 – Km.51+752.00, L=6.267 Km. Çmimi i paraparë 26,420,150.00 euro.

Vlera e parashikuar e kontratës në total është 110.641.160,00 euro.

Afati kohorë për përfundimin e punimeve është menduar të jetë 36 muaj nga nënshkrimi i kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është shënuar data 25 shkurt 2020.

Auto udha është projektuar që të ketë nga dy shirita qarkullimi në një drejtim, me shirit ndarës në mes dhe nga një shirit qarkullimi për ngadalësim (parkim emergjent). Punimet do të realizohen sipas Projektit të Hartuar nga kompania projektuese “Infra Plus”. Kjo kompani e kishte projektuar edhe projektin e parë, në të cilin po punohet në 8 lote (pjesë), i cili është në vlerë të rreth 100 milionë eurove. Ky projekte, nuk ka qenë i projektuar mirë, pasi në teren kanë dal punë shtesë.

Lajmi.net ka raportuar se kjo kontratë është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale për kurdisje të mundshme të tenderit nga ana e ministrisë. /Mentor Buzhala – Lajmi.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit