10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Bahtiri: Drejtuesit e LDK’së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikur Vjosa

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se LDK’ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV’në.

Kjo, sipas tij për të dërguar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë me 6 tetor.

“LDK-ja duhet sa më parë të pajtohet me lidhjen e koalicionit me VV-në, duke çuar në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim të shprehur përmes votës së lirë më 6 tetor”, ka shkruar Bahtiri.

- Advertisement -

“Edhe pjesa tjetër e drejtuesve të LDK-së bëjnë mirë të jenë konstruktiv sikurse Vjosa Osmani, e cila po punon për ta jetësuar marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë Kurti”

Tutje Bahtiri shton se posti i kryeparlamentarit është i kryer, dhe këtë e ka votuar vetë LDK’ja.

“Tashmë është fakt i kryer posti i kryeparlamentarit, të cilin vet LDK-ja e ka votuar dhe çdo kërkesë në këtë drejtim do të pengon seriozisht çfardo bashkëpunimi”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit