7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Plaku nga Reçaku i drejtohet Walkerit: Zoti lartë, Amerika në tokë!

Rekomandime

Sot është shënuar 21 vjetori i njërës nga ngjarjet më tragjike të popullit shqiptar të Kosovës.

45 civil, nga fshati Reçak i komunës së Shtimes, u vranë dhe u masakruan në mënyrën më çnjerëzore nga forcat serbe.

 

- Advertisement -


Ambasadori William Walker e pa nga afër masakrën e vitit 1999 dhe e quajti krim kundër njëzimit, duke kërkuar nga Bota e civilizuar ndërhyrje të menjëhershëm, shkruan Indeksonline.

Nga mesazhi i tij erdhën edhe bombardimet e Natos ndaj caqeve serbe dhe çlirimin e Kosovës.

Pas 21 vitesh, Walker ka ardhur në vendin e njëjtë, për të përkujtuar të rënët që i pa të masakruar në një luginë.

- Advertisement -

Atë e pritën ngrohtësisht, banorët nga Reçaku, Shtimja por edhe nga e gjithë Kosova.

Një i moshuar derisa e përqafonte Walkerin ia tha dy fjalë atij. “ZOTI lart, Amerika në tokë”, ishin fjalët e Plakut.

- Advertisement -

Qytetarët e Reçakut nuk e kanë harruar asnjëherë kontributin e William Walker dhe shtetit të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit