Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka reaguar pas padisë që Edi Rama i bëri, kryeministrit në largim të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Basha përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, veprimin e Ramës e quajti akt të turpshëm anti-kombëtar.
Ky është postimi i tij i plotë:
Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar.