2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zbulohet letra e VV’së: E refuzojnë kërkesën e LDK’së për largimin e kryeparlamentarit Konjufca

Rekomandime

Kreu i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti ia ka refuzuar edhe zyrtarisht Isa Mustafës ofertën që ia përcjellën dje, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Kjo u bë përmes një letre zyrtare që Kurti e ka nisur në selinë e LDK-së në Prishtinë, e me anë të së cilës e ka njoftuar atë se nuk do të pranojnë marrëveshjen e djeshme ku partia e Mustafës e kërkon kryeparlamentarin, si dhe premtimin për president.

LV edhe zyrtarisht e ka refuzuar sot ofertën që sipas LDK-së është opsioni i vetëm që do t’i shtynte drejt koalicionit.

Kjo letër ka komplikuar edhe më shumë situatën në mes të dy partive, tash kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, e pas mbajtjes së disa takimeve që rezultuan pa marrëveshje.

- Advertisement -

Në anën tjetër, krerët e LDK-së, momentalisht janë duke e shqyrtuar letrën, për t’u deklaruar pastaj para mediave.

Fillimisht, ky zarf që përmban letrën e Kurtit për Mustafën është dërguar gjatë ditës në Kuvend, ndërsa është sjellë në Selinë e LDK-së, nga asistentja e kësaj partie.

- Advertisement -

Në LDK momentalisht ndodhen Isa Mustafa me një pjesë të deputetëve dhe kryesisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit