4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Borë s’ka: Ja kur do të largohet mjegulla e të rriten temperaturat

Rekomandime

Në fundjavë mjegulla pritet të shpërndahet. Nga e diela më ftohtë me vransira. Javën e ardhshme me kthjellime, temperaturat në rritje, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

17.01.2020 – Ditën e shtunë vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që vazhdojnë të kushtëzojnë mot të kthjellët, e në vise të ulëta mjegull ose vransira të ulëta.

Nga dita e dielë, fusha të ulëta barike me masa më të ftohta ajrore, do depërtojnë mbi Itali, që nga rajoni ynë sjellin vransira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e në vendin tonë ekzistojnë mundësi të ulëta që lokalisht të ketë reshje të dobëta bore ose riga shiu.
Javën e ardhshme një anticiklon i fuqishëm që do të formohet mbi Europën qëndrore, gradualisht do të shtrihet mbi rajon, ku do të favorizoj mot të kthjellët dhe rritje të lehtë të temperaturave.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin ajror që pritet nga dita e diel, pritet një përmirësim i lehtë, ku cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare.

- Advertisement -

18.01 – Në vise të ulëta mjegull ose vransira të ulëta. Në pjesët tjera mot kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
19.01 – Vransira dhe intervale me diell.

20.01 – Më ftohtë. Paradite me vransira. Ditën dhe në mbrëmje priten kthjellime.

- Advertisement -

21.01-22.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -1C, ndërsa maksimalet nga 1C deri në 5C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s. Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet edhe më tutje mbi vlera normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit