2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

-20 gradë Celsius: A do të bjerë borë gjatë janarit? Flet Sylë Tahirsylaj

Rekomandime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm sikurse me ditët e fundit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se ditë më parë profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka treguar për temperaturat e ftohta që do të kaplojnë vendin përgjatë ditëve në vijim të muajit janar duke thënë se në gjysmën e dytë të këtij muaji, temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë Celsius.

‘Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius, ndërsa në gjysmën e dytë të muajit janar 2020, temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë’, thotë Tahirsylaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit