0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Deputeti i VV’së: Partitë që kanë keqqeverisur deri më sot, s’mund ta ndalin Kurtin drejt Kryeministrit

Rekomandime

Pas deklarimeve të presidentit të Hashim Thaçi se nuk është vetëm një adresë për krijimin e institucioneve të reja, ka reaguar deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci.

- Advertisement -

Bajqinovci thotë se adresa e vetme për mandatarin është ajo e fituesit të zgjedhjeve.

Ai tutje thotë se ndryshimin nuk do të mund ta ndalin partitë që kanë keqqeverisur deri tani.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Kosova e ka vetëm një adresë nga ku rrjedhë mandatari dhe bartësi i formimit të institucioneve: fituesin e zgjedhjeve. Kështu thotë demokracia, kështu thotë Kushtetuta por kështu nuk mendon dhe nuk ka dëshirë oligarkia. Megjithatë, zot i këtij vendi është dhe përjetësisht do të jetë Populli i Kosovës, i cili, më 6 tetor ka votuar ndryshimin, ka votuar opozitën dhe ka votëbesuar Albin Kurtin njeriun që ka marrë vota më së shumti që dikush ka arritur ndonjëherë të votohet.

Mund të vonohet por asaj që i ka ardhë koha, nuk ka establishment politik e oligarkik, i krijuar nga të gjitha partitë që e kanë (keq) qeverisur Kosovën deri më sot, që mund ta ndalë ndryshimin.

- Advertisement -

Sa më shumë që dikush i vihet popullit përballë veç e rëndon gjendjen e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit