4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zbulohet historia e vërtetë e Kastriotit, burrit që i kërkoi gruan kryeministrit Rama

Rekomandime

Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” është Kastrioti i cili u bë i njohur nga të gjithë, pasi videoja e tij me kryeministrin Rama u bë virale në rrjetet sociale.

Në video ishte Kastrioti i cili i tregonte kryeministrit se i kishin marrë bashkëshorten dhe e kishin dërguar në hotel, pas lëkundjeve të tërmetit, duke bërë kështu xhiron në internet ku shumë e shumë e komentuan dhe bënë humor me të.

Në studio u zbulua se Kastrioti kishte probleme në komunikim të cilat vinin si pasojë e çregullimeve neurologjike dhe se ishte martuar me bashkëshorten e tij, Dranden me mblesëri. Në jetë ata kishin sjellë dy fëmijë, por djali i dytë kishte lindur me çrregullime të spektrit autik.

- Advertisement -

Për shkak të problemeve sociale dhe ekonomike familja Gjonaj kishin ndryshuar vendbanimin disa herë.
Prej disa vitesh ata banonin në një shtëpi me qira në qytetin e Durrësit, e cila nga tërmeti i 26 nëntorit ishte shpallur e pabanueshme.Në këto kushte Drandja kishte marrë fëmijët dhe ishte strehuar në një hotel, pasi djali i dytë kishte nevojë për përkujdesje.

Kastrioti i është drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Drandes që të kthehen sërish sëbashku, pasi sipas tij nuk mund të jetonin në hotel sepse e kishte të vështirë që të përshtatej.Por Drande u shpreh se nuk kishin mundësi ekonomike që të përballonin një shtëpi me qira dhe se hoteli ishte zgjidhja e vetme për ta.

Gjithashtu gjatë programit, autorja dhe moderatorja Arbana Osmani zbuloi surprizën që kishte rezervuar për ta, duke i dhuruar një kontratë qiraje të një shtëpie të re të mundësuar nga të ardhurat e grumbulluara nga shitja librit të saj “Receta për 5 minuta”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit