Ndërroi jetë polici i Kosovës, Nebih Ajeti

0
100

Polici i Kosovës, Nebih Ajeti ka ndërruar jetë dje në orët e vona.

Bëhet e ditur se zyrtari policor në SP Kaçanik, po vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për vdekjen e tij ka njoftuar kapiteni, Halim Shehu.

Varrimi i policit të ndjerë do të bëhet sot në varrezat e fshatit Komogllavë, komuna e Ferizajt.

Ndërkaq, njoftohet se varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 15:00.