1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Serbët Grenellit për Thaçin: Kujdes nga gjarpri, binde të vijë në Beograd pas marrëveshjes

Rekomandime

I deleguari i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell e ka falënderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për siç ka thënë ai angazhimin e palëkundur që marrëveshja për rifillimin e fluturimeve komerciale në mes të Prishtinës dhe Beogradit të bëhet realitet, raporton Gazeta Express.

“Faleminderit për angazhimin tuaj të palëkundur për ta bërë këtë të mundur”, ka shkruar Richard Grenell në Twitter, derisa e ka publikuar shkrimin e presidentit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Mirëpo, kjo ka ngritur pakënaqësi te serbët që i kanë shkruar Grenellit disa porosi për të parin e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçin.

“Ky person është një terrorist i njohur”, shkruan një person.

- Advertisement -

Dikush tjetër, ka kërkuar nga Grenell që ta bind Thaçin që të vizitojë Beogradin, duke ju refuar si gjarpër.

- Advertisement -

“Ambasadori Grenell, përpiquni ta bindni Thaçin aka gjarprin që të vijë në Beograd”, thotë ky person.

Një tjetër kërkon nga Grenell që të ketë kujdes me ‘gjarprin’.

Gjithashtu, serbët i kanë shkruar Grenellit se Thaçi ishte një bashkëpunëtor i udhëheqësve terroristë të Kosovës, trafikant i organeve njerëzore dhe tregtar i drogës.


Këto paknaqsi të serbëve vijnë pas marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd që nuk ka funksionuar që nga viti 1999.

Për ta jetësuar këtë marrëveshje, Serbia ka kërkuar nga Kosova që të heq taksën prej 100 për qind të vendosur për produktet serbe dhe boshnjake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit