2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Disa shqiptarë i futen garës për deputetë në Zvicër

Rekomandime

Rinor Metushi është shpallur kandidat në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në Vernier, Gjenevë

- Advertisement -

Një tjetër shqiptar ka shpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Zvicër.

Për të parën herë shqiptari Rinor Metushi është pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e qytetit në Vernier të Gjenevës, në zgjedhjet lokale të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se do të jetë kandidat për deputet në këto zgjedhje për Komunën e Vernierit.

- Advertisement -

“Të dashur miq, unë tani për herë të parë kandidoj si deputet në komunën e Vernier. Unë jam i gatshëm të bëj ndryshimin në Komunën e Vernier”, u shpreh Metushi.

Po ashtu, edhe Ismet Mjaki është shpallur kandidat në zgjedhjet për Këshillin Bashkiak në Vernier, Gjenevë. Në zgjedhjet për këshilltarë 2020, në Zvicër, Ismet Mjaki do të angazhohet për një ekonomi të fortë, në mbrojtje të natyrës dhe mbrojtje sociale të merituar për komunën Vernier- Gjenevë.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, në St. Gallen të Zvicrës, kosovari Arber Bullakaj është pjesë e listës së kandidatëve në garë për zgjedhjet kantonale të cilat mbahen më 8 mars 2020.

Arbër Bullakaj, nga Suhareka, është bërë pjesë e garës elektorale si kandidat nga Partia Socialiste për zgjedhjet kantonale në St. Gallen

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit