2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Isa Mustafa tha se marrëveshja duhet të kryhet brenda kësaj jave, kjo është përgjigja e VV-së

Rekomandime

Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së Isa Mustafa se palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe se marrëveshja duhet të kryhet brenda kësaj jave, ka ardhur reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Deputeti i kësaj partie dhe i nominuari për zëvendëskryeministër, Haki Abazi ka deklaruar për “Gazeta Blic” se zgjidhja më e mirë është kthimi në tryezën e bisedimeve.

Abazi e vlerëson korrekte deklaratën e Mustafës dhe thotë se ulja në tavolinën e bisedimeve është zgjedhja më e mirë.“Zgjidhja është kthimi në tavolinën e bisedimeve.

Unë mendoj që deklarata e zotit Mustafa ishte korrekte dhe e orientuar aty, pra kthimi në tryezën e bisedimeve që do të ishte një çështje shumë e mirë dhe hap pozitiv” ka thënë shkurt Abazi.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme Albin Kurti u mandatua për Kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi.Tashmë kanë mbetur edhe 15 ditë kohë që të formohet Qeveria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit