10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vjen goditja e rëndë për Vetëvendosjen: Ky është qëllimi i vërtetë i tyre…

Rekomandime

“LDK nuk e do Vetëvendosjen për shumë arsye në bashkëqeverisje. Këta fillimisht nuk e kanë njohur shtetin. Më pas kinse i kanë ndryshuar qëndrimet dhe më pas brenda natës bëjnë sikur e njohin, vetëm në para fushatë dhe në fushatë por dhe pas fushate. Prandaj duket që LDK e ka të vështirë ti besoj LVV-së. Besimi i LDK-së në Vetëvendosjen, për mendimin tim është në pikën zero prandaj kjo është arsyeja e vetme pse LDK-ja deri më tash dështoj për koalicion me LVV-në”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, njëherit edhe ish anëtar i KQZ-së, Blerim Burjani konsideron se dhe veprimet e fundit që dolën nga LVV-ja, nominimi i Albin Kurtit për mandatat të krijimit të qeverisë së re të Kosovës, ende pa u arritur marrëveshje për koalicionin e shumë pritur me LDK-në, është vetëm edhe një hap më afër dështimit të këtij koalicioni.

- Advertisement -
Blerim Burjani

Sepse mos arritja e deritanishme e marrëveshjes me LDK-në e nxjerr në sipërfaqe lakuriq mungesën e besimit reciprok për të bashkë qeverisur këto dy subjekte politike. Edhe në LVV duhet ta dinë që me dërgimin e propozimit për mandatar të qeverisë, dhe me dërgimin e tij në Kuvend pa marrëveshje koalicioni, nuk mundë të bëhet qeveria, pavarësisht faktit se në këtë mënyrë, me vota blanko, rastisi dhe u krijuar Kuvendi, legjislatura e re por që akoma është jashtë funksionit. Vetëvendosje po mendon se merr vota blanko nga Kuvendi, për të marr edhe pushtetin blanko. Kjo nuk mundë të ndodhë asnjëherë sepse shteti është demokratik dhe votat duhet të bëhen përmes koalicioneve serioze dhe të qëndrueshme për të bashkë qeverisur.

Në asnjë rrethanë nuk mundë të krijohet qeveria serioze dhe stabile, duke shkuar pa marrëveshje në Kuvend dhe aty për të filluar me kërkua vota, duke u shndërruar kështu në lypsar të votave nga deputetët e Kuvendit”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, qëllimi i shkuarjes eventuale të LVV-së para Kuvendit me propozimin e vetë për kabinetin qeveritar, pa marrëveshje me LDK-në apo ndonjë subjekt tjetër politik, ka për qëllim diskreditimin e të gjitha subjekteve tjera politike, dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Ata kanë një ide shumë interesante për hesapin e tyre.

Ideja e Vetëvendosjes është për ta dërguar edhe njëherë shtetin në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe kështu ta faktorizojnë akoma më shumë subjektin e tyre politik.

- Advertisement -

Ata mendojnë se me këtë mënyrë veprimi do të mundë të ndodhë një faktorizim akoma më i madh dhe shtim i mbështetjes e besimit në këtë parti.

Loja është menduar asi soji që ka për qëllim faktorizimin e LVV-së dhe degradimin e partive tjera.

Përndryshe kështu si janë nisur atë në këtë finale të procesit për të shkuar deri në Kuvend, për krijimin e qeverisë së re, përmes aktit të kryer dhe me zor, është fare e ditur që as nuk fitohet gjë dhe as nuk bëhet qeveria”, shton Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, LVV jo vetëm tash, por edhe në të kaluarën me sjelljet e veta është treguar si subjekt politik që nuk e respekton shtetin, institucionet shtetërore dhe kushtetutën.

LDK nuk e do Vetëvendosjen për shumë arsye në bashkëqeverisje. Këta fillimisht nuk e kanë njohur shtetin.

Më pas kinse i kanë ndryshuar qëndrimet dhe më pas brenda natës bëjnë sikur e njohin, vetëm në para fushatë dhe në fushatë por dhe pas fushate.

Prandaj duket që LDK e ka të vështirë ti besoj LVV-së. Besimi i LDK-së në Vetëvendosjen, për mendimin tim është në pikën zero prandaj kjo është arsyeja e vetme pse LDK-ja deri më tash dështoj për koalicion me LVV-në.

Po shihet fare qartë se Vetëvendosje si parti politike është e padëshirueshme në skenën politike të Kosovës, nuk është parti serioze që bënë kompromise dhe e njeh shtetin, prandaj edhe është duke e lëshuar rastin historik për të qeverisur me shtetin”, përfundon profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit