2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A ishin takimet në VV e LDK porosi e Grenell se kush duhet ta bëjë qeverinë?

Rekomandime

Tha se në Kosovë nuk ka ardhur që të ndikojë në zhvillimet politike dhe bisedimet për koalicionin, mirëpo, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell sa qëndroi në Prishtinë u sigurua që të takojë të parin e shtetit dhe vetëm dy partitë që po tentojnë të krijojnë qeverinë e re, VV’në e LDK’në. Zyret e Haradinajt e Veselit thanë se nuk kanë në agjendë takime sikur që kishte ndodhur në vizitën e parë të Grenell në Prishtinë menjëherë pas zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Ani se përplasjet për ndarje të pozitave po e lënë Kosovën tash e sa muaj pa qeveri, Shtëpia e Bardhë është përqendruar në një temë tjetër të rëndësishme, e që mund të adresohet sapo vendi të dalë nga kriza që e ka kapluar që nga dorëheqja e Ramush Haradinaj.

Tarifa 100 për qind e vendosur tash e më shumë se një vit nga Qeveria e Kosovës, bëri që Richard Grenell, ambasadori amerikan në Gjermani, të vijë në vend me një mesazh të qartë, duke kërkuar heqjen e saj sa më shpejtë në mënyrë që t’i lihet vend zhvillimit ekonomik.

Për ta përcjellë këtë porosi, i dërguari i SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi, mbajti tri takime.

- Advertisement -

Fillimisht, mbrëmë u pa me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, në një restorant të Prishtinës, nga ku përmes një fjalie e kompletoi arsyen dhe mesazhin e vizitës.

“Faleminderit z.President. Duhet të bëjmë progres – që nënkupton heqjen e tarifave”, shkroi në Twitter ambasadori Grenell.

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm ndërkaq, porosinë e njëjtë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u kujdes që ta përcjellë edhe në LV e LDK.

Fillimisht, vizitoi partinë e dalë e para nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Pas takimit, tha para mediave se nuk ka ardhur për të diskutuar për zhvillimet politike, duke e përsëritur edhe njëherë që taksa duhet të hiqet.

“Jam duke u munduar që të injoroj përplasjet politike dhe të koncentrohem në rritje ekonomike dhe për këtë kam kërkuar nga z. Kurti dhe do të kërkoj edhe nga politikanët tjerë që është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë tutje në zhvillim ekonomik që tarifa 100 për qind të hiqet. Kjo është një gjë që duhet të largohet në të njëjtën kohë fushata për tërheqje të njohjeve nga Serbia duhet të ndalet”, deklaroi ambasadori amerikan në Gjermani.

Në këtë linjë ka postuar edhe shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Ne diskutuam për nevojën urgjente që të përqendrohemi në zhvillimin ekonomik dhe për të hapur mundësi punësimi”, shkroi Kurti.

Të njëjtën porosi Grenell e përcolli edhe në Lidhjen Demokratike, derisa e konfirmoi vetë duke dalë për herë të dytë brenda ditës para mediave.

Derisa takimi në LDK ishte më i gjatë se ai në Lëvizjen Vetëvendosje, Grenell u kujdes që t’ia përcillte disa komplimente të parit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafës për të cilin tha se është një politikan me eksperiencë disa vjeçare, pasi që tregoi se ka shikuar në seli të partisë, disa fotografi të rrugëtimit të tij politik.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z. Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik, dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejt duke hequr tarifën, ndërsa serbët që të ndalin kampanjën për tërheqje të njohjeve”, tha Grenell pas takimit me Isa Mustafën, Agim Veliun, Vjosa Osmanin e Avdullah Hotin.

Ambasada amerikane në vend ndërkaq bëri të ditur se Grenell për të folur për zhvillim ekonomik do të takohet edhe me disa biznese në vend.

Mirëpo, ai nuk planifikoi që të shihet me të parin e qeverisë, tash në detyrë Ramush Haradinajn, nën komandën e të cilit tash e sa muaj është vënë tarifa.

Burime të Gazetës Express kanë konfirmuar se nuk do të ketë takim Haradinaj – Grenell, ndërkaq, njëjtë është thënë edhe për PDK-në, që udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Grenell si duket ka hequr dorë na përçimi i këtij mesazhi në qeverinë që po funksionon në detyrë, duke mos caktuar takime me ta fare, ndërkaq, është përqendruar në dy partitë që po tentojnë krijimin e institucioneve të reja, që këtë porosi të tij ta implementojnë nëse merren vesh për të qeverisur bashkë.

Pasi që solli edhe njëherë qëndrimin amerikan në vend, Grenell do të udhëtoj për në Beograd nga ku ka bërë të ditur se do të kërkojë nga liderët aty që të ndalin fushatën për tërheqje të njohjeve.

Ambasadori Grenell pati qëndruar në Kosovë tri ditë pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit dhe ishte takuar me zyrtarë të të gjitha partive në vend, që i kishte pritur në ambasadën amerikanë në Prishtinë.

Edhe atëherë ishte kërkuar që të hiqen pengesat në mënyrë që të fillohet sa më shpejtë me fazën e fundit të bisedimeve për marrëveshjen e paqes Kosovë – Serbi./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit