1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Tesla e kalon Volkswagenin, bëhet marka e dytë më e vlefshme në botë

Rekomandime

Tesla ka zhvendosur Volkswagen-in në vendin e dytë sa i përket markës më të vlefshme në botë, pas një rritjeje dramatike të aksioneve në treg, prej plot 100 miliardë dollarë (76.1 miliardë euro).

- Advertisement -

Cmimi i aksioneve të Teslas është dyfishuar që nga tetori, kur marka raportoi një fitim të rrallë tremujor.

Aksionet u rritën 4% të mërkurën, duke u renditur në vendin e dytë, pas Toyotas e cila është në vendin e parë – e që ka një vlerësim në treg të aksioneve prej 230 miliardë dollarë.

Disa analistë thonë se rritja e çmimit pasqyron performancën e Tesla në muajt e fundit, gjatë së cilës ajo ka hapur një fabrikë në Shanghai dhe i ka përmbushur qëllimet e saj të prodhimit, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Tesla tha se kishte dorëzuar më shumë se 367.500 vetura vitin e kaluar – rritje 50% nga viti 2018. Investitorët presin që fabrika e re të veprojë si një trampolinë që do t’i lejojë asaj të kapë më shumë tregun kinez.

Pavarësisht rritjes, shitjet e Tesla mbeten të vogla në krahasim me ato të konkurrentëve të saj.

- Advertisement -

Volkswagen dorëzoi pothuajse 11 milionë automjete vitin e kaluar, ndërsa Toyota shiti më shumë se 9 milionë në 11 muajt e parë të 2019.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit