2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kryetarja e Gjykatës Speciale premton gjykim të drejtë të ish-ushtarëve të UÇK-së

Rekomandime

Një delegacion i ministrisë së Jashtme gjermane ka vizituar dje dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ambasadori Ëilliam Roleants de Stappers si dhe zyrtari i MPJ-së belge, Axel Kenes.

- Advertisement -

E në takimin që pati në këtë delegacion, ka folur kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Ajo ka thënë se të gjithë gjykimet në Speciale do të jenë të drejta dhe të paanshme, e për këtë sipas saj është shumë i përkushtuar institucioni që ajo drejton.

“Të gjithë ne që jemi tek Dhomat e Specializuara jemi plotësisht të përkushtuar të sigurojmë gjykime të drejta, të paanshme dhe efikase të zhvilluara në një atmosferë të sigurt”, tha Trendafilova, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

Ndërkohë, Specialja po vazhdon ende me dërgimin e ftesave në Kosovë, teksa aktakuzat pritet të ngritën brenda pak muajsh.

Vetëm brenda kësaj periudhe trejavore, Specialja në Kosovë ka dërguar mbi 10 ftesa në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit