3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Labi grumbullon mbi 200 mijë euro për Arditin, për vetëm 3 ditë

Rekomandime

Për tri ditë sa qëndroi në sheshin e qytetit të Ferizajt Labinot Tahiri ka arritur të grumbullojë mbi 200 mijë euro për Arditin, përveç shërimit Arditit dhe familjes së tij planifikohet t’i ndërtohet edhe një shtëpi, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Aksioni i mbledhjes së të hollave për shërimin e Arditit tani e tri ditë me ndihmën e Labit është organizuar në shesh të qytetit të Ferizajt, përmes një video Labi njofton qytetarët se përmes këtij aksioni janë grumbulluar mbi 200 mijë euro.

“Kur mirret një punë duhet të qohet deri në fund pavarësisht çfarë pune, shqetësimi më i madh i familjes ka qenë pas shëndetit të Arditit si do të tubohen paratë, dhe nuk kam prit që në kohë rekord të grumbullohen paratë, kjo vlen për secilën familje që është shumë e shqetësuar, dhe ja që për pak ditë, vetëm për 3 ditë në këtë shesh me ndihmën e Shqiptarëve nga të gjitha trevat shuma e arritur është mbi 200 mijë euro” tha Labi.

Labi gjithashtu në video theksoi se me paratë të cilat do të teprojnë posa të kthehet Arditi nga shërimi do t’i ndërtohet edhe shtëpia pasi që ai nuk ka shtëpi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit