Besar Kabashi, nga Korisha e Prizrenit, ka lëshuar sot Kosovën, shkruan IndeksOnline.
Të shtunën në mesditë ai është përgatitur dhe ka marrë rrugën drejt kurbetit, sikur shumica e të rinjëve në vend.
Afrimi, babai i Besarit, përmes një njoftimi, është shprehur i pikëlluar për ndarjen me të birin.
Kabashi ka shkruar se asnjëherë nuk ka menduar që do të ketë këso lloj ndarje me të.
Madje ai, i kërkoj falje djalit duke iu drejtuar “ më fal në qoftëse nuk kam mundur t’i plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë”.
“Eu Besi Euuu…
Edhe ti …..
Kurrë nuk e kam menduar më parë se do të kemi këso ndarje!
Më fal në qoftëse nuk kam mundur ti plotësoj kushtet e të mos kishim nevojë për këtë.
Ju bashkangjite gjeneratës sate.
Rrugë të mbarë e të priftë shëndeti Biri Im .
“BABI“”, ka shkruar Afrim Kabashi.
Një banor nga Prizreni për IndeksOnline ka treguar se mbi 60% e të rinjëve nga larguar nga vendbanimi Korishë, në komunën e Prizrenit./IndeksOnline/