2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Deklarohen nga VV para takimit me LDK’në

Rekomandime

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka komentuar rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës vetëm pak qaste para se grupet punuese të të dyja subjekteve politike të takohen për arritje të marrëveshjes, marrëveshje kjo për të cilën Bajqinovci thotë se duhet të arrihet pa humbur kohë, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Bajqinovci është deklaruar pak para se të fillojë mbledhja midis VV’së dhe LDK’së, duke paralajmëruar një hap drejt arritjes së marrëveshjes midis këtyre të dyja palëve, duke thënë se ky koalicion duhet të bëhet.

“Koalicioni i dy partnerëve që kanë marrë besim qytetarë në masën e një shumice të padiskutueshme duhet të bëhet. Kjo marrëveshje duhet të arrihet pa humbur kohë, sepse përtej kritikave të ndërsjella, kemi vullnet të dyanshëm për koalicion i cili nuk duhet të pengohet nga zëra të përveçshëm që tashmë veç haptas dalin kundër marrëveshjes”, ka shkruar Bajqinovci me anë të një shkrimi në Facebook.

Ai tutje ka mbrojtur partinë të cilës i takon, duke thënë se VV nuk ka tendencë për ta nënshtruar partnerin e mundshëm, për të cilën sipas tij, disa zyrtarë të LDK’së po e thonë një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Argumentet e disa zyrtarëve brenda LDK’së për kinse tendencën e LVV për ta nënshtruar LDK’në, nuk qëndrojnë.Ne vazhdojmë ta konsiderojmë LDK’në partnerin e vetëm të mundshëm me të cilin duam të qeverisim bashkë”, ka shtuar tutje Bajqinovci.

Kujtojmë se sot pritet që një marrëveshje e mundshme midis këtyre dy partive politike fituese në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, të arrihet dhe të krijohet qeveria së bashku me institucionet shtetërore. /gazetametro.net

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit