Jo të gjithë prindërit që sjellin fëmijët në çerdhen “Xixëllonja” e respektojnë një urdhër.
Një video që bëri dikush i tregon disa të rritur që kalojnë, mbathur, përtej zonës së ndaluar.
Madje, ata shkojnë deri te dhomat ku flenë të vegjlit.
Se kështu ndodh, jo rrallë, e thotë edhe përgjegjësja e këtij institucioni Elvira Raci. Sipas saj, më të shpeshtë në shkeljen e rregullit, janë një kastë e caktuar prindërish.
Për shkak të kësaj, Komuna ka lëshuar vendim që të ndalohet hyrja me këpucë. E madje nëse nuk respektohet kjo, mund të thirret edhe Policia për të marrë masa.