4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Fjalët prekëse të së fejuarës së Arturit: Sa herë të thoja të ruheshe, më thoshe: “Punoj drejt, më ruan Zoti”

Rekomandime

Polici, Artur Mrasori po vazhdon të mbahet në QKUK, pas plagëve që mori në shpërthimin e një eksplozivi në Zhur të Prizrenit.

Mrasori që është pjesë e Njësitit antidrogë, ishte duke kryer detyrën e tij.

- Advertisement -

Polici nga Prizreni, në këtë rast tragjik, ku humbi jetën Sami Thaçi, ka marrë plagë të rënda në fytyrë dhe në qafë.

E fejuara e Arturit, Besa ka prekur të gjithë me një postim të bërë në Facebook, e cila po lutet për shërimin e tij, përcjell Indeksonline.

“Një e martë e kobshme ke për mu, sa vështirë e paskam me të uru shëndet ti që je buzëqeshja jem.

- Advertisement -

Sa herë të thoja të ruajtë Zoti, me thoje “Punoj drejt e Zoti më ruan”

Arturi jem, 13 vjet me ty e edhe shumë të tjera na presin bashkë, do e kalojme edhe këtë.

- Advertisement -

Po lutem per sherimin tend loqka jem”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se i dyshuari kryesor për këtë vepër kriminale është Iran Badalli nga Zhuri, të cilit shumë shpejt pritet t’i caktohet edhe masa e paraburgimit, derisa organet kompetente po vazhdojnë zbardhjen e rastit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit