2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ndërron jetë pacienti, që po transferohej nga Gjilani drejt QKUK-së, pasi autoambulanca u rrokullisë

Rekomandime

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në hyrje të Gjilanit, saktësisht në fshatin Bresalc.

Një autoambulancë që po transferonte një pacient nga Spitali i Gjilanit drejtë QKUK-së përfundoi e rrokullisur.

- Advertisement -

Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë pacienti, i cili po transferohej për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin për Indeksonlinen e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më 29.91.2020 rreth orës 23:00 jemi informuar nga QKUK-ja e Prishtinës se pasagjeri, që ishte transferuar në QKUK-Prishtinë për trajtim mjekësor nga lëndimet e marra në aksidentin e komunikacionit ka ndërruar jetë”, tha Hashani.

- Advertisement -

Ai, gjithashtu theksoi se lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar, ku edhe është dhënë urdhri, që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet në IML për obduksion./Indeksonline/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit