0.9 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Me master në matematikë por pa punë, çifti nga Deçani u orientuan kah bletët – kanë mbi 700 koshere

Rekomandime

Që të dy kanë përfunduar studimet master në degën e matematikës, por në pamundësi për të gjetur punë, ata zgjodhën bletarinë për biznes familjar.

- Advertisement -

Jehona e Agron Dabiqaj janë çifti nga Prilepi i Deçanit të cilët i janë përkushtuar plotësisht punës me bletët. Çifti kanë mbi 700 koshere bletësh, shkruan Reporteri.net.

Jehona thotë se edhe familja e saj kishin kultivuar bletë, pra ajo ishte rritur në një familje që gjithmonë kishte dashur bletët. Ajo thotë se bashkë kanë përfunduar studimet master, por në pamundësi për të gjetur punë kanë vendosur të mirren me këtë biznes.

Ata kanë edhe një dyqan ku i kanë të ekspozuar katër lloje mjalti. /Reporteri.net

- Advertisement -

Shikoni videon:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit