2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haraqija: Albin Kurti është fëmijë komunist, LDK nuk duhet t’i nënshtrohet atij

Rekomandime

Ish ministri dhe ish bashkëpunëtori i presidentit të parë, Ibrahim Rugova, tash anëtar i LDK-së, Astrit Haraqija ka komentuar zhvillimet e fundit pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër nga ana e presidentit, Hashim Thaçi.

Në një prononcim për Ballkani.info, Haraqija thotë se nuk beson që Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë të interesuar të qeverisin me Kosovë.

- Advertisement -

Ata s’kanë guxim, kanë hipoteka, realiteti është krejt ndryshe nga të qenit në opozitë me atë të qeverisjes. Po ta donte Kurti Kosovën, s’do të ngulte këmbë për pozita. Unë e kam njoftur tashmë, por me rëndësi ta sheh sovrani se kush është ‘debatiku kopje’”, ka thënë Haraqija.

I pyetur se a duhet ta pranojë LDK-ja ofertën e fundit të VV-së që të shkohet me 14 ministri ku 6 nga to do t’i drejtonte LDK-ja e 5 VV-ja, por që Konjufca të vazhdonte në pozitën e kryeparlamentarit, Haraqija thotë se LDK-ja ka qenë jashtëzakonisht e durueshme gjatë kësaj kohe.

“Jo, s’duhet ta pranojë këtë ofertë. LDK ja ka qenë jashtëzakonisht e durueshme me lojën e ‘debatikut kopje’.

- Advertisement -

Nuk bën veç LDK-ja e cila që 30 vjet është dëshmuar se është per shtet, e jo për karrigë personale, assesi nuk bën që LDK-ja të lëshojë më pe.

Me këtë po humb esenca e partisë. Pse gjithmonë ne për hirë të shtetit duhet të tërhiqemi, ndërsa lavdinë ta marrin gjithë të tjerët. Boll më”, ka thënë Haraqija.

- Advertisement -

Tutje ai thotë se Kosova nuk e ka luksin që prap të shkohet në zgjedhje. “VV-ja tash po bën filma se LDK-ja është fajtore, por unë mendoj që LDK-ja duhet ta marrë përgjegjësinë që i takon”.

I pyetur se nëse LDK-së i takon ta bëjë qeverinë nëse dështon VV-ja, kë i sheh si partner të kësaj partie në qeverisjen e ardhshme, Haraqija thotë se partia e Isa Mustafës nuk duhet të ketë vija të kuqe.

Kur po munden të bëjnë me ‘kopjen e debatikut’, (fëmijë komunist) pse jo me orgjinalin. Këto parti janë në Kosovë, s’mund të marrim deputetë prej partive tjera. Për hirë të shtetit, LDK-ja nuk duhet të ketë vija të kuqe për partitë, por për programin qeverisës në mënyrë që shteti të ecë përpara. Pa LDK-në është dëshmuar se nuk ndërtohet shteti i Dardanisë. S’bën të bëhen prova të stilit ‘hajt se këta nuk i kemi provuar’. Më mirë një dreq që e njoh sesa një melaqe që i ka këmbët me shenja”, ka thënë në fund Haraqija.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit