1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Konjufca nuk e ka hequr fotografinë e Thaçit, por ka bërë një veprim interesant

Rekomandime

Ditë më parë disa media raportuan, bazuar në fotografi që kishin ardhë nga Kuvendi i Kosovës, se Kryetari Glauk Konjufca ka hequr nga zyra fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi. Ai nuk e ka bërë këtë, por ka bërë një veprim interesant, e ka vendosur pak më lartë, shkruan Reporteri. Dhe ky duket të mos jetë një veprim i rastësishëm.

- Advertisement -


Ne kemi analizuar fotografitë nga e kaluara dhe tash në zyrën e Kryetarit të Kuvendit. Në kohën e Kadri Veselit, edhe në javët e fundit në dëtyrë, fotografia e presidentit ishte e vendosur në një poicion më poshtë, për dallim nga tash.

Në fotografitë e dërguara sot nga Kuvendi i Koosvës, nga takimi i Konjufcës me shefin e ri të EULEX-it, duket qartë që fotografia zyrtare e presidentit është ngjitur më lartë, diku rreth 40 cm.

Në këtë fotografi shihet ‘shenja e mbetur’ nga pozicioni i mehershëm i fotografisë. Dhe shihet që fotografia tash është vendosur mbi majën e shtizës së flamurit shtetror.

- Advertisement -

Në këtë fotografi, shihet fotografia e presidentit Thaçi e vendosur nën majën e shtizës së flamurit.

Glauk Konjufca, si njëriu i dytë në Vetëvendosje e ka kritikuar ashpër Hashim Thaçin. Madje e ka konsideruar si një nga rivalët me të medhenj të tyre, duke e quajtur shpesh qeverisjen e tij si shumë të keqe për Kosovën. Prej se ka filluar mandatin, tash e një muaj, të dytë nuk kanë zhvilluar takim zyrtar, si bartës institucionesh.

- Advertisement -

Por, cila ka qenë arsyesja që Konjufca ka levizur pak nga vendi fotografinë e presidentit? A e ka bërë këtë për ta eleminuar mundësia që mediat ta kapin si imazh në zyrën e tij, sepse nga ky pozicion ndoshta duket më pak, apo e ka bërë për çështje estetike?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit