8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vulin thotë se çështjen e Kosovës nuk mund ta zgjedh Grenelli

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes Alekander Vulin ka thënë se i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë çështjen e Kosovës, duke potencuar se, këtë mund ta bëjnë vetëm serbët dhe shqiptarët.

Nuk mund ta zgjidh ai dhe askush tjetër. Çështja e Kosovës mund të zgjidhet nga populli serb dhe shqiptar. Vetëm popujt mund ta bëjnë këtë”, tha Vulin.

- Advertisement -

Ministri serb i Mbrojtjes, duke folur për mediat serb, siç transmeton RTV Vojvodina, ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të tregojë se janë më të përgatitura se BE-ja dhe se se mund të zgjidhin probleme të cilat BE-ja nuk mund t’i zgjidhë, për çka, siç thotë ai, fajtore kryesore është BE-ja.

Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar me ndërmjetësimin e BE-së nuk është respektuar dhe askush nuk është fajtor dhe nuk është përgjegjës për këtë. Pas kësaj, është e vështirë të kesh besueshmërinë e një negociatori të suksesshëm”, thotë ministri serb.

Ai më tej thotë se BE-ja e ka humbur autoritetin dhe ndikimin e saj dhe amerikanët tani po përdorin këtë hapësirë, përcjell lajmi.net.

- Advertisement -

Shqiptarët vlerësojnë vetëm fuqinë, kjo është arsyeja pse ata sillen me përbuzje dhe mospërfillje ndaj BE-së. Nuk i ndëshkuan ata dhe tani ata po e kthejnë atë”, tha Vulin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit