-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Albulena Haxhiu nuk do të jetë ministre: Emërohet shefe e grupit parlamentar të VV’së

Rekomandime

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të kësaj partie.

- Advertisement -

Gazeta Metro ka mësuar se Haxhiu është emëruar shefe e grupit parlamentar të VV’së, gjë që e bën të pamundur të jetë në pozitën e ministres.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti me anë të një videoje ku kishte prezantuar kabinetin e tij qeveritar, Haxhiun e kishte cilësuar si ministre e ardhshme e drejtësisë, gjë që tashmë ka ndryshuar.

Ndërkohë që pritja për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës ndërmjet kësaj partie dhe LDK’së, ka përfunduar sot, meqë është raportuar se i zgjedhuri si kryeparlamentar, Glauk Konjufca do të jap dorëheqje nga ky post gjë që e bën më të lehtë krijimin e këtij koalicioni të shumëpritur.

- Advertisement -

Kujtojmë se Haxhiu ka qenë kryetare e komisionit për legjislacion e kësaj partie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit