Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
Atë e kanë nënshkruar liderët e dy subjekteve politike, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Detajet e marrëveshjes së nënshkruar pritet të bëhen publike rreth orës 09:30 nga liderët e dy subjekteve politike. Pir kjo është shtyrë paksa.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka njoftuar se Vetëvendosje do të mbajë konferencë për medie në orën 09:30, në hollin e Kuvendit. Por, ajo konference nuk ka filluar ende.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes ajo duhet të marrë miratimin e organeve vendimarrëse të dy partive. Vetëvendosje dhe LDK do të mbledhin organet e partive, këshillat e përgjithshëm që ta aprovojnë marrëveshjen.
Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LVV-ja dhe LDK-ja.