Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është e gatshme që të ulet në tryezën e diskutimeve me Albin Kurtin, pasi sipas saj raportet Kosovë-Serbi dhe implementimi i marrëveshjeve të Brukselit kërkojnë bashkëpunim.
E pyetur rreth raporteve që do t’i kenë me qeverinë e re të Republikës së Kosovës të përbërë nga LDK dhe Vetëvendosje, Brnabiq ka thënë se bashkëpunimi do të vret fillimisht nga ajo se si Prishtina do të trajtojë serbët në Kosovë.
“Jam e gatshme të flas me secilin, me qëllim të avancimit të pozitës së serbëve në Kosovë, përfshirë edhe Kurtin”, ka thënë Brnabiq.
Ajo ka thënë se gjithmonë Serbia ka qenë e gatshme të flasë dhe të bashkëpunojë, përfshirë edhe temat e vështira.
Tutje ajo ka thënë se është e lumtur për unifikimin e serbëve në Kosovë dhe që Lista Serbe do t’i ketë 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
“Falë kësaj do të jemi faktor politik i fuqishëm në Kosovë sesa që kemi qenë më herët”, ka thënë Brnabiq.
Kryeministrja serbe ka thënë tutje se qeveria e re do të duhet të heq taksën dhe të përmbush obligimet që ndërlidhen me BE’në dhe CEFTA’n.