4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Daçiq: Kryeministri i ri i Kosovës shuan edhe shpresën e fundit për dialog

Rekomandime

Paralajmërimin e Kurtit që do të fusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë,komentuesi ushtarak serb Luban Karan sheh “si provokimin më të rrezikshëm që vjen nga Kosova”.

Duke komentuar ekspozenë e Kurtit në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i diplomacisë i Serbisë Ivica Daçiq pretendon se përpiluesit e padisë së Kurtit për gjenocid “duhet të konsultohen me familjet nga Gracka e Vjetër, të vrarëve nga autobusi i “Nish Ekspresit”, pushkatimit të fëmijëve në Gorazhdec, dhe të vrarëve afër liqenit të Radoniqit, si dhe me të gjithë 200.000 serbët të cilët UÇK i ka dëbuar nga Kosova”.

- Advertisement -

Ky do të ishte rasti unik në praktikën juridike që ekzekutuesi ta padisë viktimën, dhe nëse kjo është një prej pikave të para të programit të Kurtit, atëherë shuhet edhe shpresa e fundit për ringjallje të dialogut.

Sidomos paralajmërimi i rrezikshëm i futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, sepse me këtë praktikisht serbët do të ishin të detyruar të shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës e cila është krijuar me rrënimin e të gjitha marrëveshjeve dhe në të cilën ata nesër do të detyrohet t’i qëllojnë vëllezërit e tyre”.

Paralajmërimin e Kurtit që do të fusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Kosovë, komentuesi ushtarak serb Luban Karan sheh “si provokimin më të rrezikshëm që vjen nga Kosova”.

- Advertisement -

Tashmë është e qartë se ai as nuk do të përpiqet të nisë dialogun dhe të realizojë së paku minimumin e kompromisit me palën serbe.

Pikërisht e kundërta, në paralajmërim të futjes së shërbimit ushtarak dhe rritje të buxhetit për forcat ushtarake mund të lexojmë paralajmërimin e shkaktimit të krizave dhe jostabilitetit të ri.

- Advertisement -

Sikur ta kishte qëllimin e kundërt, me siguri qysh në këtë fazë nuk do t’ia fuste aq thellë gishtin në sy të Serbisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit