Erëra të forta në Prizren, rrëzojnë drunjtë në qytet

0
212

Erërat e forta që po mbretërojnë këto momente në vendin tonë, kanë shkaktuar dëme në qytetin e bukur të Prizrenit.

Në qytetin e Prizrenit, përkatësisht tek Hamami i Gazi Mehmet Pashës, erërat e fuqishme kanë rrëzuar një pishë, shkruan Reporteri.net.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi policia dhe organet e tjera të shpëtimit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes për ta larguar drurin nga rruga.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet nga momenti kur druri ishte në tokë.