Gjykata Speciale po vazhdon të dërgojë ftesa për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët po dyshohen për krime lufte.
Por kjo gjykatë, duket se ia ka huqur në një rast. E njëjta ka ftuar Mehdi Deliun dhe më pas e ka tërheq ftesën.
Deliu ka thënë për lajmi.net se në fillim nuk e kuptoi arsyen pse u thirr pasi ai nuk kishte qenë pjesë e luftës.
“Nuk e di si ka ndodhë, por ftesa ka qenë gabim. Më ka thirrë në telefon dy herë, më pas edhe një herë tjetër dhe më kanë thënë që kanë bërë gabim nuk ki nevojë me u paraqit”, ka thënë Deliu.
Ai ka shtuar se gjatë kohës së luftës ka qenë vetëm 15 vjeçar.