7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Akuzat për haraç e fajde, Anton Quni i përgjigjet Abelard Tahirit

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë Anton Quni. Por, ende pa u rehatuar mirë në zyre, ndaj Qunit dhe familjes së tij janë bërë akuza të rënda për haraç e fajde.

Në fakt është ish- ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që mbrëmë ka hedhur akuza të rënda në adresë të ministrit Quni dhe familjes së tij.

- Advertisement -

Ai tha se ministri Anton Quni dhe familjarët e tij merren me haraç, fajde e prostitucion.

E ndaj këtyre akuzave nuk ka heshtur ministri aktual i Mbrojtjes, Anton Quni.

Ai ka thënë se do të konsultohet me familjarët e mandej do ta padisin Abelard Tahirin.

- Advertisement -

“Unë e dëgjova mbrëmë, do të konsultohem me familje dhe këtë çështje do ta drejtojnë organet e drejtësisë ku ai do të jetë i padituri për shpifje”, tha Quni.

E nuk është vetëm Quni ndaj të cilit Tahiri mbrëmë hodhi akuza.

- Advertisement -

Tahiri akuza ka hedhur akuza edhe për zëvendësministrin që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi.

Ne kemi akuzuar Haki Abazin për keqpërdorim të fondeve .

Ne kemi akuzuar edhe një ministër për lidhjeve të njerëzve të tij qoftë për fajde, haraç e prostitucion.

Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Anton Qunin si njeri dhe familjarët e tyre janë të involvuar në Prizren në fajde, haraç dhe në afera tjera të dëmshme që lidhen me aktivitet kriminale. Nuk e di për prostitucion por për fajde e haraç po”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit