-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Vazhdon aksioni: Arrestohet një zyrtar në Ministrinë e Brendshme, suspendohet një polic

Rekomandime

Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka vazhduar aksionin e vet, përfshirë zyrtarët e saj që, ka pasur nën hetim që 3 muaj, me ç’rast dyshohet se janë të përfshirë nën bashkëpunim me zyrtarin e ARC-së, Arben Mustafën, që kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur detyrën për të krijuar favore në disa raste që të dyshuarit i kanë pasur nën ndikim.

Një zyrtar policor i Krimeve Ekonomike është suspenduar sot gjatë ditës, por Koha Ditore tregon se së shpejti merret vendimi për arrestim.

- Advertisement -

Edhe një tjetër zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është arrestuar sot.

Nga hetimet, rezulton se edhe hetuesi Skënder Xhema, mund të jetë i përfshirë, mirëpo rrethanat ndaj tij do të sqarohen gjatë hetimit në proces.

Ai është suspenduar, por priten hetime tjera rreth tij.

- Advertisement -

Për dyshime për korrupsion, mbrëmë është arrestuar hetuesi i kri meve ekonomike, Lavdim Osmani.

Pak më vonë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe policin Lutfi Menxhiqi, nën dyshime për korrupsion, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit