7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Dje u sulmua verbalisht nga Ivica Daçiq, sot Komisionari për Zgjerim i BE-së viziton Malin e Zi

Rekomandime

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, viziton sot Malin e Zi, për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markoviq.

Të enjten, Varhelyi takoi në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili shprehu mbështetjen e tij për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, të propozuar nga Komisioni Evropian.

- Advertisement -

Kjo metodologji thuhet se do ta bëjë procesin e anëtarësimit në BE më të besueshëm, më të parashikueshëm dhe me gjithë-përfshirje politike.

Nëse miratohet nga vendet anëtare të BE-së, metodologjia e re do të aplikohet automatikisht për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Serbia dhe Mali i Zi, që tashmë i kanë nisur negociatat me Brukselin, do të mund të zgjedhin midis qasjes aktuale dhe metodologjisë së re, shkruan rel.

- Advertisement -

Vuçiq tha se Serbia do të mund të përfitojë nga plani i propozuar, i cili u jep vendeve anëtare rol më të fuqishëm në bisedimet e anëtarësimit.

Ndryshe, gjatë një takimi të tij me kryeministren serbe Ana Brnabiq dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

- Advertisement -

Sipas mediave serbe, gjatë takimit ka ardhur deri tek një moment i pakëndshëm kur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka sulmuar verbalisht mysafirin, i cili më pas u largua nga takimi.

Varhelyi, i cili mori detyrën në dhjetor, tha se zgjerimi i BE-së me Ballkanin është “prioriteti i tij më i madh”.

“Në fund të mandatit tim, do të doja që së paku një vend i rajonit të jetë gati për anëtarësim”, tha diplomati hungarez.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit