4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Taksa ndihmoi prodhuesit vendor, kërkohet nga Qeveria Kurti zhvillim ekonomik

Rekomandime

Prodhuesit vendor kanë pritje të mëdha nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Njëri ndër ta është drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, i cili në një intervistë për Ekonomia Online, theksoi si prioritet kryesor e ka punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Palushi foli edhe për taksën 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ku thotë se që nga vendosja e saj i ka sjellë mjaft dobi Kosovës, e sidomos kompanisë ‘’Frutex’’, ku tha se po zgjerohet edhe në vendet e rajonit dhe botës, falë kualitetit të produkteve.

‘’Shpresojmë që qeveria e re të fokusohet ne zhvillimin ekonomik të vendit, sepse mungesa e zhvillimit ekonomik është gjenerator i të gjitha problemeve.

Sidomos rinisë e cila kohëve të fundit kanë filluar me të madhe të largohen nga vendi për një jetë me të mirë, dhe me ardhjen e kësaj qeverie shpresojmë se do të ketë ndryshime sa i përket punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Kosova ka përfituar shumë nga vendosja e taksës 100%, sidomos në aspektin ekonomik.

Neve si prodhues na ka mundësuar që të konsolidohemi dhe të kemi prodhime vendore, kjo ka ndikuar që të gjitha këta prodhues të rriten, po flasë si prodhues kjo taksë i ka sjellë dobi Kosovës dhe njerëzve të saj’’, thotë ai.

- Advertisement -

Sipas Palushit, kompania ‘’Frutex’’, ka filluar me prodhimin e pijeve energjike fillimisht në tregun vendor, duke bërë që të zgjerojë biznesin edhe në tregun e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut edhe në 30 vende të tjera.

Ndër sfidat më të mëdha që nga paslufta, Palushi përmendi koston e energjisë elektrike, e cila ka ndodhur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, mirëpo kohëve të fundit kemi përmirësime dukshëm ne këtë aspekt.

Kompania jonë ka filluar prodhimin që nga viti 1994, e cila ka pasur linja shume të vogla me linja gjysmë automatike dhe kështu kemi vazhduar deri në vitin 2006, duke filluar të prodhojmë pije energjike fillimisht në tregun vendor dhe poashtu edhe në tregun e Shqipërisë dhe Maqedonisë edhe në shumë vende të tjera.

Në Kosovë jemi prezent në të gjitha pikat e mundshme të shitjes, sepse produktet tona janë më të shiturat në Kosovë, kurse jashtë Kosovës jemi prezent në 30 vende, në Azi, Afrikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetëm gjatë vitit të kaluar kemi eksportuar pije në 6 vende të reja, dhe pritshmëritë tona janë që të eksportojmë më shumë në vende të tjera, duke marrë parasysh diasporën tonë, e cila na ka mundësuar të jetë një derë e hapur për këto vende”.

Në këto momente që po flasim po dëgjohet gjeneratori nga jashtë, ku ndër sfidat më të mëdha që nga paslufta për shkak të kostos së energjisë se gjeneratorëve të cilat vijnë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Por kohëve te fundit është përmirësuar dukshëm gjendja sa i përket energjisë elektrike”, thotë ai.

Pritjet e tij për vitin 2020 janë të mëdha, ku thotë se qëllimi i tij është që investimet sa i përket eksportit të jenë në rritje, qoftë përmes panaireve apo formave të tjera.

Viti 2019 ka qenë ndër vitet më të mira, dhe kjo ka reflektuar edhe në rritjen e investimeve, me këtë na ka mundësuar që të prodhojmë produkte 100 për qind, nga Kosova.

Qëllimi jonë është që investimet sa i përket eksportit të jenë në rritje, qoftë përmes panaireve apo formave të tjera.

Pritshmëritë janë që viti 2020 të jetë edhe i suksesshëm, ku nga ky muaj kemi filluar me sigurimin shëndetësor për të gjithë të punësuarit tanë për të cilët do të ketë rritje pagash dhe me këtë do të rritemi edhe në tregun ndërkombëtar”, thotë ai.

Edhe drejtori i firmës “Bavaria”, Blerim Hyseni ka thënë se taksa 100 për qind ka ndikuar pozitivisht, duke i vlerësuar mallrat sa më cilësore që kanë hyrë në tregun e Kosovës.

Sipas tij, që prej aplikimit të taksës tregu kryesor ka qenë Gjermania, Austria, Zvicra, Italia, ku edhe importin e bëjnë pikërisht nga këto shtete.

Taksa 100%, në kompaninë time ka ndikua pozitivisht, sepse në tregun e Kosovës nuk kemi mallra çfarëdo, por kanë hyrë mallra sa më cilësore.

Që prej hyrjes së taksës tregu kryesor ka qenë Gjermania, Austria, Itali, Zvicra.

Njerëzit kanë gjetur zgjidhje përmes shteteve tjera, ku kualiteti dhe cilësia e çdo produkti, kryesisht ka qenë në lëminë që jemi ne.

Ne si kompani nuk kemi pasur përfitim në këtë drejtim, por po flas për Kosovën, e cila ka pasur përfitime të mëdha dhe ja ka vlejt taksa 100 për qind.

Na importin e bëjmë prej disa shteteve si Gjermania, që është shteti kryesor, pastaj Austria dhe Zvicra”, thotë ai.

Sipas Hysenit, qëllimi kryesor i kompanisë është ta furnizojë Kosovën me produktet sa më cilësore. Në një farë formë ai i konsideron kryevepra punimet e tij.

‘’Qëllimi kryesor i kompanisë është se jetojmë me kryevepra.

Gjithmonë jemi munduar që tregun e Kosovës për ta furnizuar me materiale sa më cilësore.

Ne jemi importues të disa produkteve ndërtimore të punëve të brendshme, importues prej Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.

Ne si kompani jemi munduar që çdo pjesë të punës që e bëjmë t’i kushtojmë shumë rëndësi, cilësi në kryerjen e punimeve.

Bavaria si kompani është e specializuar në fushën e ndërtimeve të thata, knauf, pllakat e gipsit, te pjesa e ngjyrosjeve, te fasadat e jashtme, mirëpo brenda merremi me rregullimin e tapetave, dekoreve të ndryshme’’, thotë ai.

Kompania “Bavaria”, është themeluar në vitin 2003 në Kosovë, prej dy partnerëve Blerim Hyseni dhe Azem Shahini, e që te cilët punojnë kryesisht me enterier dhe eksterier.

Është një kompani, e cila është themeluar në vitin 2003 në Kosovë, prej dy partnerëve Blerim Hyseni dhe Azem Shahini. Firma ‘Bavaria’ merret kryesisht me punimin e enterierit dhe eksterier, kryesisht me punët e brendshme dhe të jashtme me fasada’’.

Hyseni përmendi bashkëpunime me kompani të tjera të rrymës, qeramikave.

Po ashtu bëri të ditur se së shpejti firma “Bavaria”, do të jetë me një eksport edhe jashtë Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit