Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Baselit dhe Zurichit, duel ky në kuadër të xhiros së 21’të në Superligën e zvicerane.
Skuadra e Zhegroves dhe Taulant Xhakës e kanë mposhtu me rezultat të thellë në 0:4 klubin e Zurichit, shkruan Reporteri.net.
Me tri gola nga Frei dhe një nga Stocker, skuadra e Baselit shënuan fitore të madhe përballë Zurichit.
Pjesë e këtij takimi si zëvendësues ishte Edon Zhegrova, i cili në këtë ndeshje dhuroi paraqitje të mirë.
Pra, tetë lojtarë kosovar ishin të ftuar në ndeshjen Zurich – Basel, 4 kanë zgjedhur Kosovën, 3 kanë mundësi ta zgjedhin Kosovën, 1 ka zgjedhur Shqipërinë.