Agim Bahtiri ende s’ka vendosur nëse do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës. Mirëpo, shprehet i bindur se do të fitonte nëse do të garonte.
“Nëse kandidoj, edhe Rugova me u çu prej varrit po edhe Hashim Thaçi me ardh me kandidu, unë sigurt fitoj në Mitrovicë”, ka thënë ai.
Në pyetjen tjetër për kandidaturë të mundshëm për kryeministër, ai tha se “pasi është Albini nuk isha hy, mirëpo nëse nuk kish qenë ai, kisha kandidu për të fituar”.
Edhe për postin e Presidentit të vendit, ai tha se nëse do të ishin mbajtur zgjedhjet tash me vota nga populli, ai bindshëm do të fitonte ndaj Hashim Thaçit.