3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Emërohet zëvendësministri i parë në Ministrinë e Integrimit Evropian

Rekomandime

Taulant Kryeziu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Integrimit Evropian.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar Kryeziu përmes një postimi në Facebook, derisa ka shtuar se në detyrën e re do t’i bashkohet ekipit të udhëhequr nga Blerim Reka.

“Republika e Kosovës është në udhëkryqin më të rëndësishëm të saj në historinë moderne. Forcat e vërteta civile dhe demokratike për herë të parë kanë fituar mazhorancen. E kemi mundësinë e artë të udhëheqim vendin nga errësira e së kaluarës që po lëmë mbrapa nesh, drejt së ardhmes të ndritur të prirë nga të rinjtë e Kosovës. Asnjëherë nuk kam pasur dyshimin se Kryeministri Kurti është i vetmi lider i cili ka dijen, karakterin dhe guximin për të udhëhequr popullin e Kosovës drejt së ardhmes prosperuese Evropiane të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kryeziu tutje ka thënë se Agjenda Evropiane është agjendë më unifikuese e shoqërisë.

- Advertisement -

Sipas tij, 90% e qytetarëve të Republikës së Kosovës mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë.

“Suksesi im do varet nga puna ekipore e gjithë kabinetit qeveritar. Unë do jem çdo herë në përkrahje të secilit ministër për të siguruar zbatimin e MSA-së në çdo fushë të qeverisjes. Besimi i 90% qytetarëve shkon përtej një partie politike apo qeverie. Procesi i integrimit Evropian kërkon përkrahje konsensuale të gjithë spektrit politik. Në këtë drejtim, deputetet e Kuvendit të Kosovës do të më kenë partnerë të besueshëm për të siguruar avancimin e konsensusit politik në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit