8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A e mbështesin qytetarët idenë e Albin Kurtit për shërbim ushtarak të obliguar, shikoni rezultatet

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë mandatit të tij do t’i fillojë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak.Së fundmi një premtim i tillë është diskutuar mjaft si nga qytetarët po ashtu edhe nga zyrtarë të ndryshëm.Në mënyrë që të kuptohet më detajisht pikëpamja e qytetarëve sa i përket kësaj teme, Pyper ka realizuar një sondazh me 1382 pjesëmarrës anembanë Kosovës, duke përdorur një mostër jo të rastësishme.

- Advertisement -

Fillimisht, vlen të ceket se një numër i pjesëmarrësve, më saktësisht pak më shumë se një e pesta e tyre, nuk kanë qenë të informuar se është premtuar të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak.Sidoqoftë, kur flitet për shërbimin ushtarak në Kosovë, është vërejtur një favorizim më i lartë ndaj të pasurit e një shërbim obligativ ushtarak (58.1%) sesa ndaj atij vullnetar (35.82%).

Po ashtu, vlen të ceket se një grup i vogël i pjesëmarrësve (14.04%) e kundërshtojnë të pasurit e një shërbimi obligativ ushtarak.Mirëpo, pjesa dërrmues e pjesëmarrësve në sondazh (78%) e kanë përkrahur idenë e të pasurit një shërbim obligativ ushtarak në Kosovë në të cilin, sipas shumicës, duhet të marrin pjesë të dy gjinitë që kryesisht i përkasin grupmoshës 18-25 vjeç.


Për më tepër, në mesin e personave që duhet të marrin pjesë në shërbimin obligativ ushtarak, 75.17% e pjesëmarrësve pajtohen se ky shërbim ushtarak duhet të vlejë edhe për komunitetet pakicë.Gjithashtu, duke pasur parasysh kohëzgjatjen e paraparë për shërbimin obligativ ushtarak prej 3 muajsh, sondazhi është fokusuar në atë se sa konsiderohet e mjaftueshme kjo periudhë kohore.Periudha prej 3 muajsh është konsideruar si e mjaftueshme nga pothuajse 73.65% e pjesëmarrësve, si e shkurtë nga 20.45% dhe si e gjatë nga 5.89%.Prej të gjithë personave që e konsiderojnë këtë kohëzgjatje si të shkurtë, kryesisht vërehet dukshëm një preferencë që shërbimi obligativ ushtarak të zgjas deri në 6 muaj (32.92%), deri në 12 muaj (41.15%), më shumë se 12 muaj (8.23%) etj.Veç kësaj, personat që marrin pjesë në shërbimin obligativ ushtarak duhet të shpërblehen në ndonjë mënyrë siç është marrja e kompensimit financiar (37.8%), marrja e certifikatës (7.1%), mirënjohjes (5.6%) etj.Gjithashtu, vlen të përmendet se më shumë se gjysma e respondentëve (59.7%) e konsiderojnë si shumë të nevojshme për vendin të pasurit e një shërbimi obligativ ushtarak dhe konsiderojnë se qeveria e re duhet ta ketë prioritet shumë të lartë këtë shërbim ushtarak (38.22%).Ndërkaq një përqindje e vogël konsiderojnë se një shërbim i tillë ushtarak duhet të ketë prioritet shumë të ulët (1.52%) ngase e konsiderojnë si aspak të nevojshëm (6.73%).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit